Në mospërputhje ligjore janë vlerësuar dy vendime të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës pas vlerësimit të ligjshmërisë nga niveli qendror.
Njëri ka të bëjë me ndarjen e mjeteve financiare për kompensim të disa pronave private në Sllatinë të Madhe, ndërsa tjetri për plotësim-ndryshimin e Planit Zhvillimor Urban, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të dy këto vendime ishin paraparë të shfuqizoheshin në mbledhjen e së mërkurës. Por këshilltarët e partisë në pushtet (LDK) e kanë shfuqizuar vetëm të parin, ndërsa të dytin e kanë shtyrë edhe për një muaj.
Arsyeja që e kanë dhënë ata gjatë kësaj seance ka qenë se në shkurt do të miratohet edhe Harta Zonale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)