Kritikave të deputetëve për monopolin e kompanisë EuroLab në homologim, ministri Pal Lekaj u është përgjigjur duke i fajësuar ata.
Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ishte për të raportuar, Lekaj ka fajësuar deputetët për ligjin, të cilin tha se e ka nënshkruar ish-ministri Lutfi Zharku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDebat i ashpër është zhvilluar mes Lekajt e deputetit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit e pyeti se sa para ka marrë nga EuroLab, raporton KTV.
Kritikave ndaj Lekajt u është bashkangjitur deputetja Hykmete Bajrami, sipas së cilës, janë krijuar rrethanat që monopoli të mbetet, kritika që Lekaj iu përgjigj duke e pyetur se pse nuk e ka ndryshuar ajo sa ka qenë në pozitën e ministres.
Para mbylljes për media të mbledhjes, pati edhe një kërkesë të deputetes Bajrami drejtuar ministrit Lekaj, që të shfuqizojë udhëzimin administrativ 02/2018, kërkesë që nuk u pranua nga Lekaj.
Javën e kaluar, në këtë komision qëndroi shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që u kërkoi anëtarëve të tij që të bëjnë presion që të mos zgjatet edhe më tej monopoli në homologim.