Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i paqëndrueshëm sot, priten reshje shiu e stuhi lokale

Moti

Foto: KOHA

Këtë të mërkurë, më 1 korrik, vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona të izoluara ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtyre kushteve atmosferike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.