Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Vranësira të shpërndara parashihen për gjatë relievit kodrino-malor.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kushtet agrometeorologjike për këtë vikend do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve në terren, veçanërisht për kryerjen e mbjelljeve vjeshtore.
"Parashikimet sinoptike tregojnë se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, çka krijon një dritare optimale për punimet bujqësore. Në këtë kontekst, rekomandohet fuqimisht që fermerët të intensifikojnë aktivitetet e mbjelljeve gjatë këtyre dy ditëve, pasi struktura aktuale e tokës dhe lagështia e moderuar janë mjaft të përshtatshme për sigurimin e mbirjes uniforme", njoftoi IHMK.
IHMK rekomandon që këto aktivitete të mos shtyhen, duke marrë parasysh se nga java e ardhshme sinjalizohen përsëri reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të ndikojnë negativisht në qasjen në parcela dhe të vështirësojnë procesin e mbjelljes.