Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.