Newcastle United – Sunderland është prej derbive më të zjarrtë në futbollin anglez.
Këto dy skuadra u përballën të dielën, ndërsa fitorja e madhe me rezultatin 2:1 i takoi Sunderlandit, që ishte mysafir. Ndeshja takoi xhiros së 31-të të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGranit Xhaka ishte prej më të mirëve te Sunderlandi që fitoren e arriti me golin e Brian Brobbey në minutën e 90-të.
Anthony Gordon shënoi në minutën e 10-të për epërsinë 1:0 të Newcastle Unitedit.
Për 1:1 realizoi Chemsdine Talbi në minutën e 57-të. Kur Newcastle e kërkonte golin e fitores, atë e realizoi Sunderlandi.
Dhe një tjetër derbi “Tyne-Wear” i takoi Sunderlandit të Granit Xhakës.
Sunderlandi kishte fituar edhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Për ta rritur vlerën e fitores, Sunderlandi e ka kaluar Newcastlen edhe në tabelë. Tani Sunderlandi është në vendin e 11-të me 43 pikë, derisa Newcastle ka rënë në pozitën e 12-të me 42 pikë.