Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 30 gradë.
“Do të fryjë erë nga jugperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
E kjo javë parashikohet të ketë temperatura të larta. Për shkak se indeksi i rrezeve ultravioletë do të jetë i lartë, rekomandohet që të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.
“Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë”, thuhet në rekomandimin e IHMK-së.
Parashikimin e motit për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.