Arbëri

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës.

Era do fryjë në drejtime të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 8-27 km/h, raporton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C..