Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të pakta

Moti në Kosovë

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të pakta. Vranësirat parashihen të jenë kryesisht rreth relievit malor, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 10-13 gradë celsius e maksimalet mes 29-32 gradë. 

“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.