Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Gosling tregon se Tom Cruise ka një skenë aksioni në setin e “Star Wars: Starfighter”

Ryan Gosling

Ryan Gosling, ylli i filmit të ardhshëm “Star Wars: Starfighter”, ka zbuluar një moment nga xhirimet, kur Tom Cruise vizitoi setin për të ndihmuar në xhirimin e një skene aksioni, edhe pse Ryan nuk ishte prezent atë ditë.

“Unë nuk isha aty! Është dita e vetme që nuk kam qenë aty. Kam punuar gjithë kohën në atë film, kam një ditë pushim … dhe Shawn më dërgon një foto me Tom Cruise dhe Flynn [Gray]. Ata ishin në baltë. Unë thashë ‘Çfarë?”, tregoi ai në podcastin “Happy Sad Confused”. “Tom Cruise fluturoi me helikopterin e tij mbi set. Ata po xhironin dhe dëgjuan helikopterin. Ishte Tom Cruise. Ai u ul në mes të setit, mori një kamerë dhe filloi të xhirojë skenën e aksionit. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, dhe nuk e di pse erdhi në ditën e vetme që nuk isha aty. Shpresoj të ketë qenë aksident”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shawn Levy, i cili më parë kishte zbuluar se Tom kishte pasur mundësinë të xhironte një duel për “Star Wars: Starfighter”, tregoi se fillimisht Cruise kishte shkuar vetëm për të parë setin, por më pas sugjeroi që të ndihmonte në një nga skenat.

Përveç Cruise, setin e filmit e vizitoi edhe Steven Spielberg.

Filmi “Star Wars: Starfighter” do të ndjekë pilotin (Ryan Gosling) i cili duhet të mbrojë nipin e tij me ndjeshmëri ndaj Force-it (Flynn Gray) ndërsa përndiqet nga armiq misteriozë nëpër galaksi. Ryan e ka përshkruar projektin si një “mundësi një herë në jetë”, duke theksuar se më parë kishte shmangur pjesëmarrjen në franshiza të mëdha.

“Është entuziazmi i Shawn, vizioni i tij dhe skenari. Kam shmangur këto gjëra sepse nuk mendoja se ishin të duhura. Por jam i lumtur që kam ndryshuar mendimin. Është një mundësi një herë në jetë”, ka thënë ai,