Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 24-27 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri në mesatare”, ka njoftuar IHMK.