Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me shi, pasdite pritet shkarkime rrufesh

mot i vranët

Moti sot në Kosovë pritet të jetë me reshje shiu. Reshjet e shiut do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 14-17 gradë celsius, e maksimalet mes 28-32 gradë. 

“Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.