Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. 

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 13-17 gradë celsius, e maksimalet mes 29-33 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi”, ka njoftuar IHMK.