Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mujaj: Brenda LDK-së ka interes për të bashkëqeverisur me LVV-në

Veton Mujaj

Veton Mujaj nga organizata “Syri i Vizionit”, ka thënë se në momentin që certifikohen rezultatet e partive politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kuptohet përmes qasjes së partive se a ka vullnet për formimin e institucioneve të vendit.

Mujaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të fshehtë vullnetin politik edhe për shkak të përplasjeve brenda. Sipas tij, brenda LDK-së ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje, megjithatë kjo nuk do të thotë që garantohen votat e 18 deputetëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aktualisht, vullneti politik është i fshehtë sidomos me këto përplasjet që janë brenda LDK-së ku ka interes nga disa që të afrohen për një formë bashkëqeverisje por nuk dihet pastaj a i kanë numrat për këtë bashkëpunim. Nëse ka një përçarje të vogël që nuk e ofron mundësinë e 18 deputetëve për të krijuar qeverinë atëherë do të duhet gjetur alternativa të tjera”, ka deklaruar ai.

Mujaj ka vlerësuar se qasja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë më liberale ndërsa sipas tij Partia Demokratike e Kosovës po pret se “çka po ndodhë me LDK e AAK-në për ta parë pastaj se si të veprojë”.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk synon pjesëmarrje në qeveri, por se ka disa kërkesa nëse dikush i kërkon ndihmë.

Megjithatë ka renditur gjashtë kërkesa për institucionet e reja. Në mesin e kërkesave është pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan, nisjen e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill e lehtësime për bizneset e vogla të paraparë me ngritje të menjëhershme të pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro (ka qenë pjesë e planprogramit të AAK-së gjatë fushatës).

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, mirëpo Sami Lushtaku ka paralajmëruar dorëheqje nga PDK-ja nëse arrihet koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lexo përditësimet tjera
Konfront

LIVE: A formohen institucionet këtë verë?