Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa kërkon diskutim për çmimet e naftës dhe pagën e 13-të, Komisioni e rrëzon kërkesën

Komisioni për Buxhet

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kërkuar në Komisionin për Buxhet që në rendin e ditës të shtohen tri pika shtesë, përfshirë diskutimin për çmimet e derivateve, pagën e 13-të për RTK-në dhe pagën e 13-të për sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk ka kaluar, pasi nuk mori votat e mjaftueshme.

Mustafa ka thënë se e bëri këtë kërkesë duke qenë se në mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, nga i cili kërkoi raportim lidhur me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë, si dhe për mosrealizimin e pagës së 13-të për disa sektorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, rritja e çmimeve të derivateve dhe energjisë po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve dhe në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, prandaj kërkoi sqarime se çfarë ka bërë dhe çfarë planifikon të bëjë Qeveria për këtë çështje.

Ai po ashtu kërkoi raportim për pagën e 13-të për RTK-në dhe për sektorin e shëndetësisë, pasi sipas raportimeve, këto pagesa nuk janë realizuar.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit, Enver Haliti, ka thënë se sipas praktikës, në mbledhjet e jashtëzakonshme nuk mund të shtohen pika të tjera në rendin e ditës.

Në fund, kërkesa e Mustafës për futjen e këtyre pikave në rend dite u hodh poshtë me tre vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

36 min. më parë / 1 pri 2026 13:35
Komisioni për Buxhet

Photo: Driton Paçarada

Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme iu ka dhënë dritën e gjelbër edhe tri marrëveshjeve të rëndësishme kreditore të cilat kanë ndikim në përmirësimin e sektorit energjetik dhe atë blerjen e skanerëve për pikat kufitare.

Me 9 vota për u mbështet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje synon të përshpejtojë tranzicionin e Kosovës drejt energjisë së gjelbër në harmoni me aktin e BE-së.

“Kjo është një marrëveshje në shumë në shumë prej 80 milionë ngjashëm si ajo me KFW që është 80 milionë që synojmë rritjen e mbështetjes së Kosovës si vazhdimësi e asaj që kemi planin e rritjes së BE janë dy shtetet kryesore të BE Gjermani dhe Franca që kanë vendosur të na mbështesin si zgjerim i planit të rritjes që e kemi 882 milionë euro. Në këtë rast i kemi dy marrëveshje prej dy shteteve me nga 10% secila që bëjnë në tërësi 160 milionë euro. Synimi këtu është që në kuadër të reformave në planin e rritjes të ketë thellim në reformat e mëtutjshme sa i përket sektorit energjisë“, tha ai.

Me vota unanime për, Komisioni për Buxhet i dha mbështetje edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjen së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën në vlerë 80 milionë euro dhe përmes saj synohet reformat në sektorin energjisë.

Mbështetje absolute anëtarët e Komisionit për Buxhet i dhanë edhe projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin ”Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Murati deklaroi se kjo marrëveshje synon rritjen e cilësisë së operimeve sa i përket tregtisë së mallrave dhe infrastrukturës përkatëse.

“Rregullimi i korridoreve dhe efikasiteti në pikat kalimet kufitare këto duhet të rindërtohen edhe pikat kufitare në mënyrë që të plotësojnë standardet e BE ka nevojë për investim kapital dhe digjitalizimi i proceseve që të lehtësohet qarkullimit të bëhet lajmërimi apo prezantimi i mallrave edhe para arritjes dhe parashihet blerja e instrumenteve siç është skanerët një e kemi donacion nga shteti amerikan, por ideja është që të blihen skanerë shtesë e njëra komponentë blerja e skanerëve për pikat tjera kufitare siç e kemi parë investimet në ta ka kthim tejet të madh sepse vetëm në 2 muajt e parë janë zënë vlera të mallrave apo parave të deklaruara“, tha ai. /KP