Arbëri

​Naftëtarëve nuk po u pëlqen vendimi për pastrimin e rezervuarve çdo tri vjet, Shala insiston

Një udhëzim i Ministrisë së Tregtisë po kundërshtohet nga naftëtarët, të cilët atë po e shohin si kosto shtesë për ta.

Ministria ka vendosur që t’i obligojë kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo tre vjet.

Në mbledhjen e Kuvendit të shoqatës u kërkua që ministri të shfuqizojë udhëzimin administrativ, për të cilin thonë se nuk u morën parasysh kërkesat e tyre, raporton KTV.

Shoqata ka kritikuar vendimin, gjithashtu, për faktin se sipas tyre është marrë nga një Qeveri në dorëheqje.

Naftëtarë nga rajoni kanë treguar se si është e rregulluar kjo në vende të tjera.

E ministri në dorëheqje, Endrit Shala, duke iu përgjigjur naftëtarëve ka thënë se ky udhëzim i ri administrativ ka qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Mirëpo, Endrit Shala, ministër në dorëheqje, thotë se vendimin e ka marrë më 11 korrik.