Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar dëshmorin Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij.
Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të parët që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tejet të vështira për vendin tonë. Kontributi i tyre nuk ishte vetëm kontribut gueril, ushtarak apo profesional, por ishte edhe kontribut moral për faktin se ata ngritën lart shpresën që vendi jonë mund të ketë liri, mund të çlirohet dhe mund të jetë i pavarur. Madje ata shërbyen edhe si frymëzim që shumë të rinj e të reja t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", deklaroi Haxhiu para mediave.
Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, kanë bërë edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar, ai i mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti.
Hoti theksoi se institucionet dhe shoqëria kanë detyrim të ruajnë dhe dokumentojnë këto vlera, në mënyrë që ato të mos harrohen.
Ai theksoi se ndonëse Serbia është dëbuar nga Kosova, drejtësia ende nuk është vendosur plotësisht.
Hoti shtoi se përmes dokumentimit të dëshmive dhe vlerave të luftës, duhet të ndiqen edhe hapa ligjorë për të kërkuar drejtësi ndaj Serbisë dhe për të nderuar të rënët për liri.
Homazhe kanë bërë edhe kryetari Përparim Rama, bashkë me komandantë e familjarë të dëshmorëve.