Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacionet e paqes Jean-Pierre Lacroix nis sot vizitën e tij dyditore në Kosovë.
Sipas njoftimit të UNMIK-ut gjatë vizitës së tij, Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të UNMIK-ut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Diskutimet do të fokusohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftim.