Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë informon qytetarët se sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për marrjen e vaksinës.
Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet në ora 12:30. Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen “Kalabria”, në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë (QMF-2).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.