Arbëri

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Shpend Ahmeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve 2018-2022, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurinë. Sipas aktakuzës, 172 mijë e 600 mijë euro është shuma e mjeteve që nuk i deklaroi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Rasti i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

KOHA ka dërguar pyetje në numrin e telefonit të Ahmetit. Sapo të ketë përgjigje apo reagim zyrtar, artikulli do të plotësohet.