Arbëri

Një shqiptar arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë

Një shqiptar arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë

Policia e Chicagos ka arrestuar Besnik Ismajlajn, 53 vjeç, shqiptar që banon në St. Charles, Illinois, pasi u fut i armatosur në aeroplan.

Ismajlaj arriti ta kalojë sigurinë e Aeroportit O’Hare më 15 prill, duke futur një armë të tipit Glock 9mm në çantën e dorës. Sipas autoriteteve, ai ka kaluar pikën e kontrollit gjatë turnit të ndërrimit të policëve, çka ka bërë të mundur shmangien e verifikimit të plotë.

Në videon e siguruar nga CBS News, Ismajlaj shfaqet duke qëndruar në klasën e parë kur oficerët e policisë hipin në aeroplan dhe e shoqërojnë jashtë. I pyetur nëse e dinte arsyen e ndërhyrjes, ai përgjigjet: “Po, është në çantën time”, ndërsa shton “E kam harruar”, sapo del nga aeroplani dhe i vendosen prangat.

Ismajlaj shihej i qetë dhe bashkëpunues gjatë gjithë ndërhyrjes, ndërsa policët i kontrollojnë çantën dhe gjejnë armën e ngarkuar brenda saj.

VIDEO:

Një polic e kishte vërejtur armën në aparaturën e skanimit, por Ismajlaj kishte marrë shpejt çantën dhe ishte larguar para se të ndërhyhej. Një dëshmitar tjetër në radhën e sigurisë i dha policisë një përshkrim të saktë të pasagjerit.

Pas arrestimit, ai u vendos në pjesën e pasme të një furgoni policie dhe u dërgua në ndalim, ku iu lexuan të drejtat ligjore sipas procedurës.

Ismajlaj është akuzuar për kundërvajtje penale për mbajtje të armës së fshehur në aeroport. Ai pritet të dalë para gjykatës më 9 qershor.