Analisti politik, Adri Nurellari, ka vlerësuar se me investimin në Zvërnec, dy investitorët siriano-katarezë po përpiqen të dalin nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohen për financim të grupeve terroriste si Al Nusra dhe ISIS.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Nurellari ka thënë se pas projektit të shumëpërfolur nuk qëndron një investim i drejtpërdrejtë amerikan, por interesa të tjera financiare që, sipas tij, synojnë të përfitojnë nga lidhjet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, përfshirja e Kushnerit në projekt shërben si një mekanizëm për t’u krijuar këtyre investitorëve mundësi për të dalë nga kufizimet e mëparshme amerikane.
“Mashtrimi i madh është që ky është një investim amerikan. Kushner është një lloj sekseri, ndërmjetësuesi, marka e projektit, sepse kur është pyetur nga media të ndryshme ndërkombëtare të njohura si “El Pais”, “Al Jazeera”, kompania e tij ka treguar se nuk po investojnë por janë bashkëpunëtorë. Faktikisht investitorë janë dy vëllezër, që janë siriano-katarezë që në të kaluarën janë dyshuar dhe akuzuar si sponsorizues të terrorizmit, të Al Nusrës, të ISIS-it. Me sa duket kjo është një taktikë ku ata duke investuar në një projekt që e bën përfitues edhe Kushnerin, dhëndrin e presidentit Trump, ata përpiqen të dalin nga lista e zezë amerikane dhe t’u jepet mundësia të investojnë në projekte të mëdha të rindërtimit të Sirisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, shkëndija që nxiti reagimin qytetar ishte ndërhyrja e policisë në mbrojtje të një gardhi që, sipas tij, ishte ngritur pa lejet përkatëse.
“Kësaj radhe pati solidaritet mbarëkombëtar sepse arroganca me të cilën u ballafaqua dhe fakti që policia ishte atje e pranishme duke e mbrojtur një gardh të paligjshëm sepse nuk kishte akoma vendim dhe nuk kishte leje zhvillimore, po ashtu makineritë ishin të paligjshme dhe kur panë këtë lloj abuzimi ku policia ishte duke mbrojtur këtë gardh të paligjshëm pa marrë leje për ndërtime, i indinjuan shumë qytetarë sepse e kanë provuar në kurriz. Kjo ka qenë shkëndija e një revolte për një padrejtësi të akumuluar dhe po ashtu edhe për faktin që ndryshe nga çka është portretizuar, kanë dalë gradualisht mashtrime pas mashtrimeve”, ka shtuar ai.