Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten është takuar me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, me të cilën kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Osmani e Macroni u takuan në Uashington, aty ku po mbahet samiti për nder të 75-vjetorit të NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një diskutim i mirë me presidentin Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Uashington, D.C., për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në “X”.
Gjatë qëndrimin në kryeqytetin amerikan, presidentja Osmani ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm.