Arbëri

Osmani me sekretarin e NATO-s diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë

Rutte & Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka takuar në Budapest sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Takimi u zhvillua në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani ka shkruar shkurt se me Rutten diskutoi për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjatë ditës, Osmani ka njoftuar edhe për takime me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë, Letonisë dhe Estonisë.

Të mërkurën, presidentja u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.