Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani me presidenten e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani, ndërsa kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale në Kosovës. 

Në një komunikatë të KFOR-it, është thënë se Barduani ka cekur rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovës. Po ashtu ai ka thënë se KFOR-i mbetet dialogun e lehtësuar nga BE-ja. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komandanti i KFOR-it ka cekur bashkëpunimin e ngushtë mes KFOR-it dhe BE-së në terren, përfshirë përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.