Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka takuar në Budapest, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi u zhvillua në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani s’ka dhënë detaje nga takimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar ajo në postimin në Facebook.
Gjatë ditës, Osmani ka njoftuar edhe për takime me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Letonisë dhe Estonisë.