Kategoritë e dala nga lufta kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.
Ata kanë paralajmëruar masa nëse kërkesa e tyre nuk përfillet.
“Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta do të del humbës. Z. Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë me një konferencë për media. Ai është bashkëpjesëmarrës i atij punimi. Z. Basha nuk i ka dyert e hapura te ne. Me këto shpifje që janë duke iu bë UÇK-së”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Në rrjete sociale të mërkurën është nxitur diskutim mbi Bashën pas publikimit të një artikulli ku thuhet se Basha kishte shkruar kundër UÇK-së.