Arbëri

“Pa vizion për turizëm”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

Gjendja e turizmit dhe mungesa e vizionit për këtë sektor nga institucionet, në kohën kur numri i turistëve po rritet, vijnë këtë të diel në Koha Ditore.

Në intervistën e javës mund të lexoni se si egërsia e tranzicionit politik dhe ekonomik ka qenë faktor kufizues për zhvillimin e turizmit, raporton KTV.

Në rubrikën Reportazh lexoni për eksplorimin me kajak të bukurive të Kosovës, ndërkohë që në Kosvarçe mund të lexoni për mejtepet që u shndërruan në shkolla, në një fshat të Podujevës.

“Mbijetesa politike dhe dorëheqja e mëpastajme e Ramiz Alisë”, është shkrim që mund ta lexoni në rubrikën Fejton.

Në faqet kushtuar lajmeve nga bota mund t’i lexoni historitë e kaluara të të rinjve që kanë konsumuar substanca narkotike.

“Kur fotografia bëhet filozofi e mesazheve të përbotshme”, është titulli i njërit prej shkrimeve të kulturës këtë javë, e në Monument mund të lexoni për zdrukthëtarët e stilit të vjetër.

Këtë javë, në rubrikën e sportit vjen edhe shkrimi i Arsim Maxherit për sukseset e dy sportisteve të xhudos, Majlindës dhe Norës, në Lojërat Evropiane.

Këto janë vetëm disa prej materialëve që vijnë te ju në më shumë se 80 faqe, në të dielën me ‘Koha Ditore’.