Paga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Në një shkrim në Facebook, Geci duke publikuar fotografi me ministrin e Financave Hekuran Murati, ka thënë se kohëve të fundit ka pasur informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!” ka shkruar ai.
Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026. Aty thuhet se për të ndarë pagën e 13-të, duhet të merret vendim nga Qeveria, pasi të sigurohet se përgjatë vitit fiskal respektohet rregulla fiskale për mostejkalim të tavanit të deficitit prej 2 për qind të bruto produktit vendor.
Vlera e pagës së 13-të është e barabartë me nivelin e koeficientit sipas kontratave dhe që i jepet punonjësve që kanë qenë të angazhuar në ndonjërën nga organizatat buxhetore për së paku 12 muaj para muajit kur merret vendimi.
Kushtet që duhet të plotësohen për t’u kualifikuar për pagën e 13-të dhe kriteret tjera të përfitimit mund të caktohen me vendim të Qeverisë.
Qeveria pritet ta mbajë mbledhjen e ardhshme të hënën. Aty pritet edhe ndarja e 500 mijë eurove për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll për kualifikim në finalen e plejofit për Botërorin 2026.