Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palatova: Progresi i Kosovës në lirinë e medias të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik

Eva Palatova

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se është inkurajuese renditja e Kosovës në 15 pozita më lartë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi.

Në një postim në X në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ajo ka thënë se  ky progres duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe akterët politikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi. Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson funksionimin e mediave. BE-ja do të mbështesë”, ka shkruar Palatova në X.