Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alijaj: Shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut, jo partive

artan alijaj

Analisti Artan Alijaj ka thënë se shërbyesit fetarë nuk do të duhej të jenë pjesëtarë në zgjedhje, tek ka folur për kandidimin e hoxhë Osman Musliut në listën e Vetëvendosjes.

Alijaj ka theksuar se futja e figurave fetare në politikë është strategji për rritje votash, por sipas tij, ata duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse e shihni historikisht në Kosovë, çdo parti fituese e zgjedhjeve e ka bërë një përbërje të tillë të listave. Edhe në PDK e ke një grup konservativ fetar, edhe në LDK e ke. Kjo është e thjeshtë, tendencë për rritje të votës ose mbajtje të votës. Sidomos nëse e marrim për bazë prej nga vjen z. Musliu, vjen nga një komunë ku partitë tjera e kanë pasur problematikë të depërtojnë. Është strategji e menduar mirë, por nuk është lajm i mirë sepse shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive”, ka thënë Alijaj.


Berisha: Kurti nuk synon më shumë se 51%

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, ka thënë se synimi i Albin Kurtit është ta mbajë shifrën prej 51 për qind të votave, që e mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Berisha në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është e indinjuar që në listën e Vetëvendosjes ka edhe emra që kanë probleme me ligjin, duke përmendur ish-ministren Rozeta Hajdari ndaj të cilës është ngritur aktakuzë për rastin e rezervave shtetërore. 

“Z. Kurti nuk synon më tepër se 51 për qind. Ka një lodhje edhe në popull. Politikisht partia fillon e pëson përgjatë viteve të pushtetit. Ka një konsum, lloj lodhje të popullit nga Vetëvendosje. Z. Kurti sigurisht njihet për flirtimet e tij me të gjitha shtresat e shoqërisë, pasi është pjesë e një ideologjie të majtë që është në gjykimin tim gati e majtë ekstreme...Ajo që më indinjon pak është se në listë ka njerëz që kanë probleme me ligjin, ish-ministre për të cilën ka akuzë. Z. Kurti nuk i sheh këto problematike, si nuk e sheh problematike edhe përfshirjen e një imami në politikë. Po luan me islamin politik...Janë kalkulime të mirëfillta për vota”, tha Berisha.

 


Pantina për garën politike: LDK-ja nuk është për program, por për pozicione dhe emra

Shqipe Pantina, analiste politike, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës së fundmi nuk ka treguar se është për program, por vetëm për pozita dhe për emra. Ajo ka theksuar se nga fushata për zgjedhjet e 7 qershorit, partitë duhet të japin qëndrimin e qartë për më tutje në konstituimin e institucioneve.

Pantina ka shtuar se listat e kandidatëve për deputetë të katër partive kryesore në vend kësaj here kanë qenë më shumë me emra “të panjohur dhe të rinj”, teksa ka thënë se partitë është dukur se e kanë pasur më vështirë “për të joshur njerëz për të hyrë në lista”.

“Vazhdoj të besoj se programi më i mirë është ai i LDK-së, megjithatë këto kohët e fundit nuk po më duket se janë për program, janë thjesht për pozicione dhe për emra. Gjatë kësaj fushate ne duhet të dimë nga partitë cili do jetë qëndrimi i tyre pas këtyre zgjedhjeve dhe kush do jenë vartësit e institucioneve. Çështja e emrave është e rëndësishme kësaj here”, u shpreh Pantina në Konfront.