Ish-deputeti Berim Ramosaj ka komentuar kërkesat e fundit për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, pritshmëritë e larta që kanë ekzistuar brenda partisë kanë ndikuar që të shtohen zërat kritikë ndaj lidershipit, megjithëse sipas tij rezultati nuk ishte aq i dobët sa të arsyetohet kërkesa për largim.
Ramosaj ka vlerësuar se performanca zgjedhore duhet të analizohet në raport me zgjedhjet e kaluara dhe jo vetëm mbi bazën e pritshmërive që kanë ekzistuar para procesit zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë kërkesa duke u bazuar në faktin që pritshmëritë kanë qenë të mëdha, sepse nëse e shohim në raport me zgjedhjet e mëparshme performanca nuk është më e keqe në kuptimin e fitimit të mandateve. Kërkesa për dorëheqjen e lidershipit të një partie, si me LDK-në, e dëmton procesin në kuptimin e ndërtimit të institucioneve”.
Ai ka thënë se kërkesat publike për dorëheqjen e lidershipit mund të kenë ndikim negativ në funksionimin e partisë dhe në proceset politike që lidhen me ndërtimin e institucioneve.
Sipas Ramosajt, rezultati zgjedhor nuk përbën arsye për reagime urgjente, ndërsa ka kërkuar që debati të zhvillohet brenda strukturave partiake dhe sipas procedurave të parapara.
“Jam i bindur se ky rezultat zgjedhor nuk është për një kërkesë kaq urgjente. Kjo kërkesë duhet të tablohet, jo të shpallet nëpër media a Facebook, por të mblidhen organet e partisë dhe dihet mënyra si kërkohet llogaria”.
Ai ka shtuar se hapi më i arsyeshëm për LDK-në në këtë fazë është analiza e detajuar e rezultatit zgjedhor dhe nxjerrja e përfundimeve për hapat e mëtejmë politikë.
“Hapi më racional që është dashur, duhet të analizojnë rezultatin zgjedhor”.
Ramosaj: Abdixhiku e ka për obligim të tregojë se cili është raporti i tij me Përparim Ramën
Ish-deputeti Berim Ramosaj ka thënë se e kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duhet të tregojë se cili është raporti i tij me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se ky është një obligim moral ndaj elektoratit.
“Këto janë pyetje për kryetarin dhe Kryesinë e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se çfarë raporti ka ai me Përparim Ramën. Ata kanë obligim bile moral ndaj elektoratit të tregojnë se cili është raporti i tyre, a është raport personal, a është raport biznesor apo është raport politik”, është shprehur Ramosaj në emisionin “Konfront” në KTV.
Tek ka folur për koalicionin që LDK-ja e ka bërë më PDK-në në Prishtinë, ai ka thënë se Rama duhet t’i respektojë strukturat e LDK-së.
“Nëse Përparim Rama i ka marrë votat e LDK-së, ai dashtë e pa dashtë duhet t’i respektojë strukturat e LDK-së, nuk mund t’i përfitosh benfitet e një parti dhe të sillesh sikur nuk ke lidhje me atë parti, kjo nuk ndodh askund në botë”, është shprehur Ramosaj.
Ramosaj për kërkesat për dorëheqje: Ku ishin këta njerëz kur Abdixhiku kërkoi votëbesim
Ramosaj ka folur edhe për kërkesat e degëve të LDK-së për dorëheqje të kryetarit Lumir Abdixhiku.
Ai ka pyetur se ku kanë qenë këtë persona që tani po kërkojnë dorëheqjen kur Abdixhiku kërkoi votëbesimin e LDK-së pas zgjedhjeve të dhjetorit në të cilat LDK-ja i morri pak mbi 13 për qind të votave.
“Ku ishin këta njerëz që nuk i than na fal, nuk ka votëbesim ... cili organ i partisë e rrëzon kryetarin, i cili kryetar i ka vendosur vetë ata, kjo nuk ndodh” është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka thënë se qasja që sot e ka LDK-ja nuk ka lidhje me rugovizimin.
Kauza e LDK-së thirren ende në rugovizëm, ende në shekullin 21, rugovizmi është filozofi e frymë, nuk është e rezervuar ose e konservuar vetëm për një parti, prej LDK-së kanë dalë edhe shumë parti, kjo qasja qe ë ka sot LDK-ja me këto ndërskamca e akuza, s’kanë lidhje me rugovizimin”, është shprehur Ramosaj.
Ai ka thënë se maksimumi që LDK-ja e edhe PDK-ja do të mund të arrijnë në zgjedhje është 25 për qind.
“Performimet e fundit që po nxjerr LDK-ja dhe PDK-ja në disa palë zgjedhje, nuk aknë aftësi të shkojnë mbi 20 për qind, janë harxhuar në aspektin si parti tradicionale, maksimumi që mund ta arrijnë këto dy parti është që mund të shkojnë deri në 25 për qind”, ka deklaruar Ramosaj.
Pantina: Thyerja e LDK-së filloi që kur Abdixhiku s’e mori përgjegjësinë në zgjedhjet e dhjetorit
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka thënë se është e dhimbshme që Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia pjesëmarrëse në proceset më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës, të ndodhet në gjendjen aktuale.
Pantina në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se thyerja e LDK-së ka filluar që në momentin kur kryetari i saj Lumir Abdixhiku, deklaroi pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit se e merr përgjegjësinë për humbjen por nuk e bëri një gjë të tillë.
“Mbi parimet e marrjes së përgjegjësisë për humbjet ka ardhë në krye Abdixhiku. Ai në zgjedhjet e dhjetorit e mori një hap të tillë në natën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Pasi përfunduan zgjedhjet doli dhe tha se e merr përgjegjësinë dhe se do t’i kthehet jetës familjare. Diku pas një jave ndërroi diçka dhe ai e ndërroi qëndrimin. Çka e bëri të ndërroj nuk e di por mendoj se prej atij momenti LDK-ja e ka pasur një thyerje që e ka vështirë ta riparoj me Abdixhikun në krye”, ka deklaruar Pantina.
LDK-ja në zgjedhjet e dhjetorit fitoi pak mbi 13 për qind të votave dhe ky ishte rezultati i dytë më i dobët LDK-së pas atij të vitit 2021, kur ra nën 13 për qind, e pas së cilës drejtimin e saj e mori Lumir Abdixhiku.
Që nga zgjedhjet e dhjetorit është kërkuar nga brenda LDK-së dorëheqja e kryetarit Lumir Abdixhiku. Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së edhe pas mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie, pasi dorëheqjen e tij nuk e pranuan 164 delegatë ndërsa për largimin e tij votuan 136 sosh.
Megjithatë, dorëheqja e tij po kërkohet edhe tani pas zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK-ja në këto zgjedhje mori 16.69% bashkë me Vjosa Osmanin që iu bashkua me një listë të saj.
Pantina: LDK-ja nuk duhet ta ndërrojë vetëm lidershipin, por edhe statutin
Ndërkohë Pantina ka thënë gjithashtu se përgjegjësia ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku është shumë e madhe sepse edhe kompetencat i ka pasur konform kësaj.
Megjithatë sipas Pantinës do të duhej të ndryshonte edhe statuti i LDK-së sepse sipas saj reformë nuk është vetëm largimi i disa njerëzve.
“Unë mendoj se LDK-ja nuk duhet ta ndërrojë vetëm lidershipin por komplet statutin edhe ta hapë partinë ta bëjë më demokratike. Kompetencat dhe autoriteti i kryetarit janë shumë të mëdha andaj përgjegjësia pastaj kërkohet nga vetë kryetari. Përgjegjësia bie më së shumti të kryetari sepse vetë ka qenë kryetar, vetë kandidat për kryeministër dhe vetë shef i shtabit zgjedhor. Pra, tri pozita kyçe brenda një procesi zgjedhore i ka pasur vetë ai andaj s’ka mundur të kërkojë llogari nga dikush tjetër”, ka deklaruar Pantina në "Konfront" në KTV.