Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pritet të ketë erëra të forta sot në Kosovë. IHMK-ja ka thënë se do të fryjë erë e kategorizuar me të verdhë sipas standardeve botërore që përdoren.
Nënkupton se rreziku është i ulët, por moti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht në planifikimin e aktiviteteve të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike”, thuhet nga IHMK.
IHMK-ja ka thënë se mund të ketë dëmtime të mundshme të pronave, probleme me transport, dëmtime të pyjeve, dëmtimeve të pemëve e po ashtu ka thënë se mund të ketë probleme në punishtet e ndërtimtarisë.
“Ndikimet vlejnë për objektet potencialisht të rrezikshme, si shtyllat elektrike, reklama, kulme, çati”, ka thënë IHMK.
Shpejtësia e erës pritet të jetë deri 24 m/s në lartësi mbi 1000 metra.
Njoftimin e ka lëshuar edhe Komuna e Prishtinës në faqen e saj në Facebook.
