Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parlamenti i Spanjës hedh poshtë iniciativën për njohjen e Kosovës

Parlamenti spanjoll

Parlamenti spanjoll

Parlamenti spanjoll të enjten ka hedhur poshtë iniciativën e disa partive katalonjase që Spanja ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Iniciative u refuzua me 293 vota kundër, 27 abstenime dhe 25 vota pro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Propozimin për futjen e kësaj iniciative në rendin e ditës të seancës së sotme e ka bërë partia katalonjase “Juntas”, deputeti i së cilës Eduard Pujol Bonell, duke sqaruar propozimin, ka thënë të martën se Kosova është “shtet i së drejtës” dhe se vendimi për shpalljen e pavarësisë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

Miratimi i nismës u kundërshtua ashpër nga partia konservatore VoX, Partia Popullore (PP) dhe Partia Socialiste e Galicisë, të cilat janë edhe kryesoret në Spanjë.

Spanja është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.