Osmani ka deklaruar se edhe njohja nga Siria nuk erdhi brenda natës dhe se sipas saj që nga takimi i parë me presidentin e këtij shteti në muajin prill, ekipet kanë qëndruar në kontakt për të përgatitur ecjen përpara.
“Do të ketë natyrisht edhe shumë lajmë të tjera të mira në muajt që vijnë. Do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare që ta ketë vendin që e meriton, në mesin e kombeve të lira. Edhe njohja nga Siria nuk ka ardhur brenda natës. Kemi pasur takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe që atëherë ekipet tona kanë qëndruar në kontakt për të përgaittur ecjen përpara të shteteve tona”, ka theskuar Osmani.
Tutje presidentja Osmani, ka vlerësuar ndërmjetësimin dhe mbështetjen e Princit të Kurorës dhe kryeminsitrin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.