Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur “populist dhe lëmoshë” vendimin e Qeverisë që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorëve publikë e privat, studentët dhe ata që janë në skemë sociale.
Vendimi sipas Qeverisë, do të vlejë vetëm për muajin prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Kosovës e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën Kurti është populizmi, pasi që rriti çmimin e energjisë e që s’po mund t’i kontrollojë çmimet e produkteve, qeveria e nisi ditën me këtë vendim që është si lëmoshë. Qytetarët kanë nevojë për doren e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por nuk mund ta bëjë me lëmoshë”, tha Bernard Nikaj, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e PDK-së.
Tutje ai tha se Kurti nuk di të qeverisë dhe se PDK-ja e konsideron të nevojshme miratimin e Ligjit te Pagave dhe rritjen e pagave.