Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sesionin pranveror. Në këtë takim do të marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se në këtë takim pjesëmarrja e Krasniqit do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu për KOHËN.
Ftesë të ngjashme kanë marrë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por ende s'kanë vendosur nëse do të shkojnë në takim.