Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përplasur verbalisht me këshilltarin komunal të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë seancës së jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të vitit 2021.
Ahmeti pasi diskutoi me këshilltarët e LDK-së, të cilët kërkuan shtyrjen e kësaj seance, është ngritur nga ulësja e tij për të lëshuar seancës. Gjatë largimit ai i është afruar Azemit i cili e quante atë “rrenc” dhe e akuzonte se ka larguar një person nga puna. Këtu Ahmeti ka shkëmbyer disa fjalë me Azemin dhe më pas është larguar nga seanca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca ka shkuar në pauzë dhe përfaqësuesit e partive janë mbledhur për të arritur një dakordim rreth miratimit te buxhetit.
Ndërkaq, pas përplasjes, përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se është kërcënuar nga Ahmeti.
LDK-ja kërkoi që seanca të shtyhet pasi përfaqësues të saj u ankuan se janë njoftuar vonë për mbajtjen e seancës dhe se nuk kanë pasur kohë të analizojnë buxhetin. Shtyrjen e seancës e kërkuan edhe PDK-ja dhe grupi i pavarur i këshilltarëve komunalë. Ndërsa, kryetari Ahmeti ka thënë se seanca nuk mund të shtyhet.