Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Handikos”, me gjithë mangësitë në zbatimin e kontratës për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Përfituesit dhe degët e “Handikosit” nëpër komuna kanë konfirmuar se transporti i pajisjeve nuk është siguruar sipas marrëveshjes, porse në SHSKUK kanë pretenduar se kontrata është duke u zbatuar në tërësi
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Hendikos” që nuk e ka zbatuar kontratën e lidhur në dhjetor të 2025-s.
Neni 14.2 i kontratës për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë përcakton se shpërndarja e këtyre pajisjeve duhet të bëhet në të gjithë territorin e Kosovës, me automjete të përshtatura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor transportimi i pajisjeve nuk është siguruar nga “Handikosi”, siç specifikohet në kontratë, e këtë e kanë konfirmuar vetë përfituesit dhe degët e shoqatës nëpër komuna.
Megjithëkëtë, sipas SHSKUK-së, kontrata është duke u zbatuar në tërësi. Në këtë institucion nuk janë përgjigjur në pyetjet se përse e ka lejuar shkeljen e kontratës por kanë përcjellë një përmbajtje që ditë më parë ka qenë pjesë e reagimit të “Handikosit”.
“Në kuadër të kontratës 24-mujore me SHSKUK, e cila ndodhet ende në fazën fillestare të zbatimit (rreth dy muaj e gjysmë), HANDIKOS ka filluar me sukses montimin, përshtatjen dhe shpërndarjen e pajisjeve për mbi 180 përfitues, me gjithsej 465 pajisje ndihmëse (për lëvizje, asistim dhe parandalim), duke zbatuar në tërësi kontratën në fjalë. Bazuar në të dhënat nga HANDIKOS, të marra nga menaxheri i kontratës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar dhjetëra raste të shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse edhe në shtëpitë e përfituesve në rajone të ndryshme të Kosovës, dhe ky proces do të vazhdojë të bëjë diçka të tillë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
E nga Handikosi, në vend të përgjigjes, i kanë bërë thirrje KOHË-s që gjatë javës të vizitojë zyrat e kësaj organizate dhe të njoftohet më të githa detajet e këtij procesi.
Në dhjetor të 2025-tës, “Handikos” u kontraktua nga SHSKUK-ja në vlerë të 123 mijë e 134 eurove për shpërndarjen dhe për montimin e 4 mijë e 250 pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Në SHSKUK e as në HANDIKOS nuk treguan se sa është numri i pajisjeve që u janë dorëzuar përfituesve në vendbanimet e tyre.
Pas raportimit të KOHËS, shoqata “Handikos” reagoi duke thënë se me termin “shpërndarje” nuk nënkuptohet ekskluzivisht dërgimi i pajisjeve të “paketuara” në shtëpitë e përfituesve.
Sipas kësaj organizate, pajisjet duhet të montohen dhe të përshtaten për secilin individ në qendrën e HANDIKOS-it, pasi shumica janë komplekse dhe kërkojnë prezencë fizike për matje dhe testim. Deri më tani, 123 persona kanë përfituar 535 pajisje, por SHSKUK-ja dhe “Handikosi” kanë deklaruar publikisht se në dhjetëra raste pajisjet janë dorëzuar në shtëpi.