Arbëri

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Përurohet objekti i ri i Stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Foto: ZKM

Të hënën është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e kufirit në Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se objekti është investim prej 753.000 eurove me një sipërfaqe prej 3.980 metra katrorë. Në këtë stacion do të shërbejë Njësi e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, me qëllim të përkujdesjes së sigurisë kufitare dhe parandalimit të aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ky vendkalim kufitar me Serbinë do të duhej të ishte vendkalim i integruar i kufirit, por tha se për të palës serbe, ende mbetet i parealizuar.

Ai ka shtuar se me këtë stacion, zyrtarët policorë do t'i kenë të dinjitetshme kushtet e punës, teksa shtoi se edhe performanca do të jetë në nivel të lartë.

“E falënderoj operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, dhe ja ku jemi sot me 9 qershor në inaugurimin e një objekt të cilit ia patëm vëmë gurthemelin më 25 nëntor të vitit të kaluar”, ka thwnw Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.