Të martën, këto hapësira u përuruan nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, derisa Kurti është shprehur se Klinika Emergjente i është nënshtruar një renovimi të tërësishëm, duke shtuar se tanimë “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”.
“Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë ne kohë reale. Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës./eo
Galeria (Foto: Driton Paçarada)
-
Edhe 21 milionë euro për Emergjencën e nisur prej një dekade
-
QKUK-ja nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri
-
Parkingu i QKUK-së, barrë shtesë për pacientët dhe familjarët
-
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
-
Galerisë Kombëtare të Kosovës s’i mjaftojnë 1.4 milion euro për rinovim, punët shtesë rrisin koston





