Pesë prokurorë i kanë hyrë garës për kryeprokuror të Shtetit.
Në konkursin e shpallur më 18 maj, kanë konkuruar Zejnullah Gashi, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi dhe Shqipdon Fazliu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi është kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Dema, Abazi dhe Halimi janë prokurorë në Prokurorinë Speciale ndërsa Fazliu është prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Nga Këshilli Prokurorial kanë konfirmuar për KOHËN se deri më 10 qershor kanë aplikuar këta pesë kandidatë, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin në formë fizike.
Konkursi është mbyllur të mërkurën.
Në tetor të 2023-ës, presidentja e asaj kohe Vjosa Osmani nuk e pati dekretuar Blerim Isufajn për këtë pozitë, me arsyetimin se janën shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, ky post është mbuluar me ushtrues detyre.