Arbëri

Plenkoviqi flet me Kurtin për statusin e pakicës kroate në Janjevë

plenkoviq kurti

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Kroacisë kanë zhvilluar takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të shtunën, e ku kanë biseduar për disa çështje.

Një nga temat e diskutuara mes Albin Kurtit e Andrej Plenkoviqit ishte statusi i pakicës kroate në Janjevë.

Ndërkohë, Plenkoviqi ka uruar Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër derisa ka theksuar se Kroacia vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt BE-së.  

“Ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe e mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, ka shkruar Plenkoviq në X.

Kroacia në të kaluarën ka kërkuar që komuniteti kroat në Kosovë të njihet me Kushtetutë si pakicë.

Lexo përditësimet tjera
kurti

Kurti i thotë Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me homologun nga Kroacia, Andrej Plenkoviq, në...