Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër", kanë njoftuar se sot janë pritur në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka shprehur mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Siç kanë njoftuar nga kjo platformë, Osmani citohet të ketë thënë se vlerat e luftës për liri duhet t’i mbrojmë e t’ua përcjellim brezave të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E mbështes këtë iniciativë qytetare. Vlerat kombëtare dhe ato të luftës për liri duhet t’i mbrojmë dhe t’ua përcjellim brezave të rinj si pjesë të krenarisë sonë kolektive,” u shpreh presidentja Vjosa Osmani.
Më 17 shkurt, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të marshohet në mbështetje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi që po gjykohen në Hagë për krime lufte.
