Arbëri

Prishtina, e heshtur si asnjëherë më parë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Tollovi në trafik, mungesë parkingjesh e kafene të mbushura plot.

Nga një pamje e tillë, Prishtina tashmë është zhytur në qetësi gati absolute.

Shtrëngimi i masave kundër virusit vdekjeprurës COVID-19 ka pezulluar jetën normale në Prishtinë.

E papërshkrueshme kjo gjendje është edhe për vetë banorët dhe kryetarin e tyre.
Kufijtë e Prishtinës janë mbyllur për hyrje-dalje të qytetarëve nga komunat e tjera, duke respektuar kështu masën e karantinës, transmeton KOHA.

Puna e dhjetëra patrullave të policisë për të zbatuar masën e karantinimit po vlerësohet si tejet e rëndësishme.

Trotuaret e sheshet e zbrazura, sipas Ahmetit, duhet të mbesin në këtë gjendje edhe për pak javë, si mundësi që Komuna t’i kthehet më shpejt normalitetit.

Me mbi 50 raste, Prishtina është komuna e tretë me më së shumti persona të prekur nga virusi COVID-19.