Për pritoret e reja të autobusëve është folur gjatë në Prishtinë. Kompania që ka fituar tenderin është duke punuar në përgatitjen e 150 pritoreve të cilat do të vendosen në po aq stacione.
Me to do të zëvendësohen të vjetrat që edhe janë të dëmtuara, ndërsa ato do të vendosen edhe në stacione ku nuk ka pasur fare të tilla, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Me gjithë vonesat, qytetarët thonë se pritoret e reja, që pritet të jenë me informacione për linjat e transportit, janë shumë të nevojshme.
Komuna planifikon që pritoret e para t’i shpërndajë gjatë këtij muaji.
Përpos që ofrojnë pritje më të rehatshme, ato do të përdoren edhe për funksione tjera.
Për mungesë të pritoreve, opozita disa herë ka kritikuar komunën përmes aksioneve simbolike si ai me vendosjen e cungave.