Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar të dielën pronarin e kompanisë përgjegjëse për punimet në ndërtesën ku ndodhi shembja e dheut të dielën në Prishtinë.
Sipas prokurorisë, hetimet lidhur me rastin e rrëshqitjes së dheut kanë nisur, ndërsa i intervistuari është liruar meqë hetimet ndodhen ende në fazën fillestare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se është autorizuar Policia e Kosovës, dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë. Pas intervistimit ai është liruar, për shkak se jemi ende në fazën e grumbullimit dhe mbledhjes së provave relevante lidhur me rastin në fjalë”, kanë thënë për KOHËN nga Prokuroria.
Tutje është bërë e ditur se prokurori i shtetit është në ndërmarrjen e të gjitha procedurave ligjore lidhur me këtë çështje.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes.