Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestojnë sërish studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë të re, e cila do të mbahet nesër (e hënë) prej orës 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studentët shqiptarë edhe më 6 prill të këtij viti protestuan duke kërkuar t’u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

Kërkesat e tyre janë që provimi të zhvillohet plotësisht në shqip, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët dhe zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj.