Pavarësisht kundërshtimit të stafit civil, në orët mëngjesit të së shtunës, është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendeve tjera nga Ministria e Kulturës.
Kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike, ka provuar t’i largojë këto materiale nga objekti i Ministrisë, por kjo nuk është lejuar nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët janë asistuar edhe nga Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, ka thënë se aksioni i sotëm është bërë pa vendim zyrtar dhe, sipas tij, në mënyrë të jashtëligjshme, raporton KTV.
Berisha ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tentimet për zhvendosjen e ministrisë në objekt privat, do të bojkotojnë punën.
Stafi i ministrisë ka kundërshtuar vazhdimisht përmes protestave, zhvendosjen e kësaj ministrie.