Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë

Qeveria zotohet t’i mbrojë konsumatorët nga fryrjet artificiale të çmimeve

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se përmes një mbledhjeje elektronike ka miratuar Projektligjin për Energjinë.

Në një njoftim për media nga Qeveria tutje njoftohet se është miratuar edhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është miratuar gjithashtu edhe vendimi për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

 “Vendimin me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive”, thuhet tutje në njoftim.